Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka zgjedhur që në kohë fushate të marrë pjesë në përurimin e një ndërtese shëndetësore. E ka dhënë lajmin përmes profilit të tij në Facebook.
“Bashkë me autoritetet komunale, me mjekë dhe qytetarë përuruam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Edhe kjo qendër madhështon Skenderajn dhe është mesazhi i Kosovës së re, i Kosovës evropiane”, ka shkruar Thaçi.
“Punëtorët e shëndetësisë nga sot do të kenë mundësi shumë më të mira për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët në Skenderaj”, ka shkruar më tej.

Artikuj të ngjashëm