Skenderaj, 8 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në përurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Ai, me këtë rast tha se ky është një objekt madhështor, investim i autoriteteve komunale, por edhe qendrore.
“Edhe ky objekt i hijshëm që po madhështon Skenderajn, është mesazhi i Kosovës së re, mesazhi i Kosovës me ndryshim, mesazhi i Kosovës evropiane, mesazhi i Kosovës moderne, mesazhi i Kosovës zhvillimore. Është mesazhi që po krijojmë dhe po dërgojmë tek të gjithë se jemi të zotuar të implementojmë projektet e rëndësishme që ndërlidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve” shtoi presidenti Thaçi.
I pari i vendit tha se ndihet krenar që punëtorët e shëndetësisë edhe këtu në Skenderaj do të kenë mundësi shumë më të mira për të ofruar shërbime më të lehta dhe më cilësore për qytetarët në Skenderaj.
-
Thaçi në kohë fushate merr pjesë në përurimin e QKMF-së në Skenderaj
-
QKMF-ja që Thaçi e përuroi në Skenderaj funksionon që 6 muaj, opozita e akuzon për përfshirje në fushatë
-
Deçani bëhet me objekt të ri të Urgjencës
-
Thaçi viziton QKUK-në, lavdëron mjekët
-
Përurohet Qendra e rinovuar e Mjekësisë Familjare 3