Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë asnjë ftesë apo njoftim për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj.
Sipas tij, kjo mund të ketë qenë ide apo dakordim me Beogradin, por jo me Qeverinë e Kosovës.
Ai ka vënë në dyshim shkuarjen duke thënë se datat e takimeve kanë kuptim kur merren vesh dhe jo kur imponohen njëanshëm.
“Kryeministri Kurti udhëton nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge. Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, ka shkruar ai.
-
BE-ja pa konfirmim, burimet diplomatike përmendin mundësinë e takimeve të ndara me Borrellin
-
BE: S'kemi konfirmim për takimin Kurti-Vuçiq, presim përgjigje pozitive
-
Kurti vendos në fillim të javës nëse do të shkojë në Bruksel
-
Kurti: Ende s’kam vendosur për takimin në Bruksel, por do t’i përgjigjem me kohë Borrellit
-
Kurti i çuditur pse s’ka datë për takim të radhës në Bruksel