Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria shqyrton Projektligjin për bujqësi, planifikon 10 milionë euro për rezerva shtetërore

Duke i paraprirë shqyrtimit të Projektligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria ka planifikuar ndarjen e 10 milionë eurove për rezerva shtetërore, që do të mbushen me prodhime vendore.

Në mbledhjen e Qeverisë, ai ka thënë se Qeveria e ka rritur buxhetin për bujqësi. Ai ka deklaruar se janë adresuar obligimet ndaj fermerëve, prej rreth 40 milionë euro.

“Qeveria është duke u siguruar që të përkrah sektorin e bujqësisë si është më së miri e më sigurt. Kemi aplikuar në programin për bujqësi për grantin prej 20 milionë eurosh për fermerët e vegjël. Do të kemi së paku edhe 10 milionë euro për rezerva shtetërore që mund të mbushen me prodhime vendore. Prezantova vetëm buxhetin e shtetit pasi do të ketë edhe investime të investitorëve të huaj që synojnë afro 350 milionë euro. E gjithë kjo përkrahje në vlerë të madhe dhe donacionet nga miqtë tanë do të përfundojnë vetëm tek ata që do merren me aktivitetet bujqësore”, ka thënë ai në nisje të mbledhjes teksa Projektligjin e ka quajtur garanci shtesë për zhvillim të bujqësisë.

Ky Projektligj mori mbështetjen e kabinetit qeveritar.


Miratohet koncept-dokumenti për mekanizmin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Edhe Qeveria miraton Projektligjin e Buxhetit 2022, mbi 100 milionë euro për Ushtrinë Arbëri Qeveria miraton Projektligjin e Buxhetit 2022, mbi 100 milionë euro për Ushtrinë

Kryeministri Albin Kurti për të ka thënë se është veprim i duhur jo vetëm për Kosovën, por edhe për universalen. Dokumentimi, sipas tij, do t’i shërbejë edhe edukimit dhe ngritjes së vetëdijes që vendi “të mos shohë kurrë më krime”.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qëllimi i mekanizmit është që krimet të mblidhen, verifikohen, sistemohen e të ruhen dhe të jenë të qasshme.

Është shfuqizuar edhe vendimi i vitit të shkuar për emërim të Shpen Trdevajt Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kurti ka thënë se rekrutimi i tij ka qenë në shpërputhje Ligjin për Zyrtarët Publikë.