Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

albin kurti

Foto: KP

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

Kurti deklaroi se është e domosdoshme që të bëhen sa më shumë analiza të ushqimeve të cilat u servohen qytetarëve të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai i bëri këto komente pas ngjarjes ku u shpallën 556 përfituesit e Skemës së Granteve për Investime – LOT 1, në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve”, i cili zbatohet në bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane përmes GIZ-it.

“Për Qeverinë e Kosovës, bujqësia nuk është vetëm një sektor tradicional, por është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit dhe rritjes ekonomike, sigurisë ushqimore dhe ekonomisë prodhuese. Çdo investim në fermerët dhe prodhuesit tanë është një investim në një Kosovë që prodhon më shumë, përpunon, eksporton dhe krijon më shumë vende pune. Për neve bujqësia është edhe çështje e sovranitetit ushqimor. Çdo fermë që rrit prodhimin vendor e bën Kosovën më konkurruese dhe më pak të varur nga importet, dhe më të përgatitur për sfidat ekonomike në të ardhmen... Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve. Që të bëjmë sa më parë, mundësisht aspak, analiza pacientësh në spitale, është e nevojshme që të kemi sa më shumë dhe gjithnjë e më shumë analiza ushqimesh që na servohen”, tha ai, raporton Kosova Press.

Komentet Kurti i bëri një ditë pas mbylljes së qumështores “Vita” nga pronarët, ditën kur inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari shkuan për të inspektuar, siç thanë, standardet e sigurisë ushqimore.

Lëvizja Vetëvendosje e shpërndau citatin e Kurti">t edhe në rrjetin social Facebook.