Kabineti qeveritar i ka mbështetur propozimet për themelimin e tri ndërmarrjeve publike në Kosovë.
Në mbledhjen qeveritare të enjten është miratuar propozim-vendimi për themelimin e ndërmarrjes publike lokale “Dardana Sh. A. Kamenicë”.
U miratua edhe propozimi për ndërmarrjen “Eko-Llapi Sh.A. Podujevë” si dhe “Eko-Theranda Sh. A.”
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në konferencë pas mbledhjes ka thënë se me këto ndërmarrje komunat do të mund “të ofrojnë shërbime për qytetarët mirëpo edhe me çmime më të lira se sa me kontraktimin e operatorëve ekonomikë”.
Artikuj të ngjashëm