Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të premten, ku ka marrë tri vendime.
Ajo miratoi vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat, siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, janë të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik - Ndërtimi i Urës mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e veriut dhe Mitrovicën e jugut.
Po ashtu, kabineti aprovoi caktimin e zonave të shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Republikën e Kosovës.
Si dhe, miratoi ndryshimin e Statutit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” ShA, sipas vendimit të bordit të drejtorëve.
-
Qeveria në detyrë merr 5 vendime në mbledhje elektronike
-
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr katër vendime
-
Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike
-
Qeveria voton një numër projektligjesh
-
Qeveria në detyrë ndan 154 mijë euro për rritjen e kuotës së kapitalit në BERZH