Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së garantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, “Termokosit” dhe Bankës Evropiane për Investime, për Projektin e Zgjerimit të Sistemit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë.
Gjithashtu është miratuar edhe nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për aderimin në zonën “EU Roam Like Home”, e cila do të jetë parakusht për implementimin e plotë të “EU Roaming Acquis”.
Qeveria në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar edhe propozimvendimin për aprovimin e qiradhënies sipas kërkesës nga Agjencia Pyjore e Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje prej 15 vjetësh për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror.
Qeveria e Kosovës në këtë mbledhje ka miratuar edhe Projektrregulloren për zhvillimin e procedurave të rekrutimit për zjarrfikës.
Qeveria ka miratuar edhe propozimvendimin për dhënien në shfrytëzim të hapësirës prej rreth 30 ari, e cila është në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës – Ndërmarrja e Pyjeve në Prizren, për Ministrinë e Drejtësisë.
Gjithashtu është miratuar edhe propozimvendimi për aprovimin e Kornizës për Ndërtimin e Kapaciteteve Digjitale për Qeverinë e Kosovës.
-
Uka: Ka kërkesa të panumërta në Prishtinë për kyçje në Termokos
-
Qeveria voton një numër projektligjesh
-
"Termokosi" njofton se ka filluar para kohe sezoni i ngrohjes në Prishtinë
-
Termokosi: Jemi të gatshëm të fillojmë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor
-
Kosova së shpejti mund të nisë negociatat me BE-në për heqjen e roamingut