Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dje, në Prishtinë, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë.
Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, Ministria e Infrastrukturës do të financojë asfaltimin e rrugëve në lagjen Hoti në Malishevë, pastaj rrugët në fshatrat Gollubovc, Stapanic-Kijevë, lagjen Binish në Banjë, Kërvasari, Carrallukë dhe rrugë në lagjen Zogaj në Bellanicë.
Sipas marrëveshjes ndërtimi i këtyre rrugëve kap një kosto prej rreth 355 mijë euro.
Po ashtu në këtë marrëveshje, parashihet edhe ndërtim i rrugës Rud-Sfërk, e cila parashihet të kushtoj rreth 420 mijë euro.
Është bërë edhe plotësimi i marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Malishevës për asfaltimin e rrugës Llapçevë-Ujëvarat e Mirushës, vlera e së cilës është 185 713 euro, e po ashtu është plotësuar edhe marrëveshja tjetër për asfaltimin e rrugës Mleçan-Plloçicë, me një kosto prej 138 125 euro.