Edhe zyrtarisht ka filluar sot ndërtimi i segmentit të dytë të rrugës transite, apo rrugës unazore në Malishevë.
“Jemi të kënaqur me këtë investim që Ministri e Infrastrukturës është duke e realizuar në Malishevë, pasi ndërtimi i transitit ka rëndësi të madhe për Malishevën. Po ashtu kjo rrugë ndikon edhe në zhvillimin ekonomik, pasi qarkullimi do të jetë më i lehtë”, tha kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, me rastin e fillimit të punimeve në këtë rrugë. Ndërkaq, ministri Pal Lekaj, cili po ashtu mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punëve në këtë rrugë, tha se “Këto investime tregojnë angazhimin tonë si ministri, për rregullimin e infrastrukturës në tërë vendin".
Rraga transite për qytetin e Malishevës ka një gjatësi prej 14 kilometra dhe do të kushtojë rreth 4.5 milionë euro, ndërsa segmenti i dytë, që ka filluar sot, ka një gjatësi prej 4.1 kilometra dhe planifikohet të kushtojë 959 mijë euro.
Po ashtu, sot, në fshatin Balincë, është përuruar edhe ura e ndërtuar në rrugën Prishtinë-Pejë, që kalon nëpër Komunën e Malishevës.
-
Filloi së ndërtuari transiti i Malishevës
-
Filloi asfaltimi i zgjerimit të rrugës Malishevë-Banjë
-
Nis asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Burim-Astrazup në Malishevë
-
Nisin punimet në rrugën Arllat–Malishevë, projekti kap vlerën e 1.85 milionë eurove
-
Nis asfaltimi i rrugës në fshatin Bubavec të Malishevës