Malishevë, 27 gusht - Në kuadër të realizimit të investimeve kapitale dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e komunës së Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i nëntë rrugëve në fshatrat Mleçan dhe Drenoc.
Drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, ka sqaruar, se në Mleçan janë duke u asfaltuar shtatë segmente të rrugëve brenda lagjeve dhe kështu gradualisht është duke u përmbyllur rregullimi i infrastrukturës rrugore. Po ashtu krahas investimeve tjera në këtë fshat, është duke u rregulluar edhe ndriçimi publik. Morina tha se edhe në Drenoc sot po përfundon rregullimi i dy rrugëve në dy lagje të ndryshme, ndërsa shumë shpejt do të fillojnë edhe investime tjera në rrugë e trotuare në këtë fshat.
Asfaltimin e këtyre rrugëve e ka parë nga afër i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
{gallery}