Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria do t’i mbulojë shpenzimet për mbrojtje juridike në Speciale

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbrojtjen e qytetareve që mund të jenë pjesë e akuzave nga dhomat e specializuara, duke mbuluar shpenzimet për mbrojtje juridike dhe financiare.

Propozimi është bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili tha se Qeveria të shpreh gatishmëri për mbrojtjen e qytetareve tanë që mund të jenë pjesë e akuzave nga dhomat e specializuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duhet marrë veprime për mbrojtjen e qytetarëve me qëllim që gjykimet të jenë të drejta dhe të paanshme. Mjetet financiare për mbulim të shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe financiare. Po propozoj komisionin që do të merret me mbrojtjen e këtyre personave. Konsideroj që Kosova nuk do ta lë në momentin e fundit të marrë veprim. Duhet të jemi te gatshëm tani e tutje”, tha ai.