Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) pas dy javësh do të mbetet pa mbikëqyrje.
Drejtorit Curr Gjocaj i përfundon mandati. Ndërsa është e pamundur shpallja e konkursit të ri për këtë post, meqë Bordi i SHSKUK-ut, cili është organi i vetëm ligjor për zgjedhjen tij, është pa mandat më shumë se tre muaj. SHSKUK-u nuk ka as drejtor financiar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë kthyer përgjigje se çfarë do të bëhet me këtë institucion deri në formimin e Qeverisë se re. Bordi i SHSKUK-ut zgjidhet nga Qeveria e Kosovës. Asnjëherë deri tash, prej se ka skaduar mandati, Qeveria nuk e ka pasur në rend të ditës zgjedhjen e anëtarëve të Bordit.
As në SHSKUK nuk kanë dhënë detaje se në çfarë faze janë përgatitjet për zgjedhjen e drejtuesve të rinj. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.