Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shëndetësia e “menaxhuar” me ushtrues detyre

Ka rreth tre muaj prej kur Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së.

Prej atëherë Bordi ende nuk ka hapur konkurs por këtë pozitë që është duke e ushtruar Basri Sejdiu, shkruan sot Koha Ditore. Ani pse ligjërisht ushtrues detyre një zyrtar mund të jetë vetëm tre muaj.

Por në këtë rast kjo do të zgjasë me shumë për shkak që SHSKUK-ja as nuk e ka në plan që këtë vit të nisë procedurë për përzgjedhjen e menaxherit të këtij institucioni.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në një përgjigje për gazetën kanë thënë se nuk e dinë se kur do të hapet konkursi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

Artikuj të ngjashëm