Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Lajmin për dorëheqje e ka bërë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili e ka falënderuar Gjocajn për punën që ka bërë deri më tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Posa u njoftova se Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj për punën dhe pres që Bordi Drejtues të marrë vendime të shpejta për plotësimin e menaxhmentit”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në Facebook.
“Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë, por atë tashmë e kemi filluar”, potencoi ai.
Por, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, Zyra Ligjore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, dje ka kthyer përgjigje në kërkesën e ministrit Ismaili nëse rizgjedhja e Gjocajt nga bordi të cilit i kishte skaduar mandati, ishte e ligjshme.
Sipas kësaj zyre, ky bord në maj të këtij viti e ka zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme Gjocajn.
Një burim i ka thënë gazetës se bordi është dashur të mblidhet sot për ta shkarkuar Gjocajn. Por, para mbledhjes, ai ka ofruar dorëheqje.