Qëndrimi i Curr Gjocajt në krye të Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) deri në fund të mandatit - maj 2020, varet nga një opinion ligjor të cilin ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do ta marrë pas themelimit të Bordit të ri të këtij shërbimi, shkruan sot Koha Ditore.
Ismaili ka deklaruar se do të kërkojë një opinion nga Zyra Ligjore lidhur me ligjshmërinë e rizgjedhjes së Gjocajt në muajin maj nga Bordi që i kishte skaduar mandati katër muaj më herët (janar 2017).
Vlerësimin për performancën e mirë të Gjocajt, emri i të cilit për herë të parë është dëgjuar në aferën “Pronto” dhe që në publik njihet si “daja i Adem Grabovcit”, Bordi e kishte bërë më 25 janar 2017, tri ditë para se t’i përfundonte mandati. Kurse vendimin për rizgjedhje të tij, Bordi pa mandat, e ka marrë katër muaj më vonë, më 30 maj.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Daja i Grabovcit” edhe tri vite udhëheqës i Shërbimit Spitalor të Kosovës
-
Prishet rehatia e “dajës” së Grabovcit, Gjocaj dorëhiqet para shkarkimit
-
#PROTESTOJ kundërshton emërimin e Curr Gjocajt shef të SHSKUK-së
-
Qendra Klinike Universitare në prag të “paralizës”
-
Bordi me lavdata ia hap rrugën Curr Gjocajt të rizgjedhet drejtor i shërbimit spitalor