Një kumtesë e Grupit të qytetarëve të pavarur të Kosovës #PROTESTOJ, shpreh pakënaqësinë e vet për rizgjedhjen e Curr Gjocaj udhëheqës të Shërbimit Spitalor te Kosovës, në baza jomeritore, thotë kumtesa, transmeton Koha.net.
Në këtë kumtesë, që në fakt është protestë kundër këtij emërimi të paligjshëm, theksohet se vendimi për riemërimin e tij është skandaloz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky vendim duhet të rishikohet menjëherë!” thotë kumtesa të cilën e po e publikojmë në tërësi:
Politikanët lehin, Curr Gjocaj ecë
Në këtë periudhë të premtimeve zgjedhore, ku politikanët flasin nëpër ajër për zhvillim, drejtësi dhe gjithfarë premtimesh tjera të mrekullueshme, realiteti vazhdon të jetë i mjerueshëm. Kujt nuk i kujtohet “daja” i Adem Grabovcit? Kujt nuk I kujtohet biseda e Adem Grabovcit famëkeq i cili i drejtohej ish-kryeministrit, tashmë presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për t’ia rahatuar dajën?
Ky dajë u “rehatua” fillimisht në Ministrinë e Shëndetësisë, për të vazhduar më pas me emërim si drejtor i QKUK-së. Në po të njëjtën mënyrë, dajës së famshëm iu vazhdua mandati i drejtorit të QKUK-së, për të vazhduar më tutje me shkatërrimin e sistemit shëndetësor të Kosovës. Daja drejtor, emërohet nga Bordi Drejtues i QKUK-së në kohëzgjatje prej tre vitesh, me mundësi të ri-zgjedhjes në rastin e performancës së dalluar.
E kush mund ta mohojë performancën e e jashtëzakonshme të dajës së Adem Grabovcit? Në kohën e dajës së emëruar nga patronazhi i Adem Grabovcit janë kurdisur tenderë për tu furnizuar me stenta pa afat. Po i njëjti drejtor ka lejuar që fëmijët e posalindur të verbohen për shkak të mosrespektimit të protokolleve mjekësore. Po nën mandatin e tij, nënat lindin fëmijët në korridor të klinikës së Gjinekologjisë. Këto vërtetë janë arritje të jashtëzakonshme, por edhe më e jashtëzakonshme është që sot ai nuk është I shpërblyer me burg për të gjitha këto arritje.
Skandale të tilla të shumta, fatkeqësisht po na imunizojnë dhe po na bëjnë të pandjeshëm ndaj kushteve të mjerueshme që QKUK-ja i ofron qytetarit, i cili për tu trajtuar në këtë spital duhet të kalojë nivele të tëra të korrupsionit dhe të furnizohet vetë me barna të cilat do të duhej t’i mbulonte vetë spitali. Shëndeti jonë nuk mund të mbetet pre e e premtimit të Thaçit për dajën famëkeq të Grabovcit famëkeq.
Vendimi për riemërimin e Dajës është skandaloz. Ky vendim duhet të rishikohet menjëherë! Bordi i skaduar nuk bën të marrë në qafë edhe njëherë një shtet të tërë me vendimet të përcaktuara nga patronazhi politik, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Urgjentisht duhet të niset procedurë e re e zgjedhjes së drejtorit, procedurë transparente dhe nën vëzhgimin e mediave dhe shoqërisë civile.
Nuk mund të ketë zgjedhje të qeta e kandidatë që premtojnë jetë më të mirë, e poashtu mosreagim të tyre për emërimin e paligjshëm të Dajës. Ose Daja, ose shteti. Kjo është çështja. Prmtuesit nuk mund të lehin, ndërkohë që Daja ecën.
#PROTESTOJ po sheh mundësinë e sabotimit të fushatës elektorale të premtuesve në rast se masa të menjëhershme nuk merren për heqjen e Dajës dhe mentalitetit të vënies së dajallarëve në pozita kyçe të institucioneve shtetërore.