Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë takuar me avokatin e Popullit, Naim Qelaj, ku diskutuan mbi çështjen e mbeturinave në kryeqytet dhe nevojën për komunikim institucional “në funksion të zgjidhjes së kësaj problematike”.
Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se Qelaj është i gatshëm të ndërmjetësojë në këtë situatë, ku tha se do t’i takojë edhe komunat e tjera aksionare në kompaninë “Pastrimi” për të gjetur zgjidhje.
Avokati përmendi edhe garantimin dhe respektimin e të drejtave të të punësuarve, derisa ka shtuar se u informua nga nënkryetari i Komunës, Shkëmb Manaj dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci.
“Duke pohuar se zgjidhja e problemit të mbeturinave është në interes të vet Komunës së Prishtinës, zyrtarët komunalë treguan për masat e propozuara në funksion të zgjidhjes së kësaj situate, përfshirë këtu edhe ruajtjen nga cenimi i të drejtave të të punësuarve aktual në Kompaninë Rajonale ‘Pastrimi’. Ndërkohë, Avokati i Populit, z. Naim Qelaj, shprehu gatishmërinë e tij për ta ndërmjetësuar këtë situatë, ku pohoi se do t’i takojë edhe komunat tjera aksionare në Kompaninë “Pastrimi”, për të parë modalitet e zgjidhjes së problemit me mbeturina, në njërën anë, dhe garantimin e respektimin të të drejtave të të punësuarve, në anën tjetër”, thuhet në komunikatë.
-
Komuna e Prishtinës arsyetohet se iu kërkua ndihmë nga “Pastrimi” pas kontratës me negocim
-
Avokati i Popullit: Zvarritja e procedurave gjyqësore, problem kryesor me të cilin ballafaqohen qytetarët
-
Komunat ku operon “Pastrimi” të gatshme për decentralizimin e ndërmarrjes
-
Salihu: Problemi me mbeturinat tërësisht politik - fajet i ka edhe "Pastrimi"
-
“Pastrimi” proteston para Komunës, aktivizohet Prokuroria