Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pyetja që e vuri në siklet Zelenskyn në krah të Vuçiqit

Volodymyr Zelensky

Presidentët e Serbisë dhe Ukrainës, Aleksandar Vuçiq dhe Volodymyr Zelensky, u mjaftuan para kamerave me theksimin e parimit të “integritetit territorial” të dy vendeve, ndërsa shmangën diskutimin e drejtpërdrejtë për bashkëpunimin ushtarak mes Beogradit dhe Kievit, në një konferenca për media të mbajtur sot në Beograd. 

Sipas “Deutsche Welles”, tema më e ndjeshme e takimit u përmend vetëm pas një pyetjeje të gazetarit të “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens

Gjatë konferencës për media, dy presidentët shkëmbyen mesazhe të kujdesshme lidhur me respektimin e integritetit territorial të Serbisë dhe Ukrainës. Ata folën gjithashtu për rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, me Vuçiqin skeptik për perspektivën e Serbisë dhe Zelenskyn më optimist për Ukrainën.

Në takim u diskutua edhe për pasojat e rënda të sulmeve ruse të 24 orëve të fundit, ndihmën mjekësore të Serbisë për Ukrainën, tregtinë mes dy vendeve, minierat, bujqësinë, si dhe produkte si soja dhe farat e lirit.

Megjithatë, pyetja më e ndjeshme lidhej me bashkëpunimin ushtarak dhe prodhimin e dronëve që u bë nga gazetari Martens.

Edhe Zelensky mbërrin në Serbi, nesër takon Vuçiqin Rajon Zelensky mbërrin në Serbi, nesër takon Vuçiqin

“Ne sot nuk kemi diskutuar për asnjë bashkëpunim ushtarak”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se “çfarë do të ndodhë pas përfundimit të luftës, është një çështje tjetër”.

Vuçiq gjithashtu u shpreh se Serbia do të hapë një fabrikë për prodhimin e dronëve në shtator, por në bashkëpunim me Izraelin.

VIDEO:

 

 

Kjo deklaratë erdhi pas një artikulli të Martens, të publikuar një ditë më parë, ku thuhej se persona të afërt me presidentin Zelensky kishin vizituar lokacione në Serbi ku mund të organizohej prodhim i përbashkët i dronëve.

Artikulli gjithashtu raportonte se sasi të mëdha të predhave të prodhuara në Serbi po dërgoheshin në Ukrainë përmes ndërmjetësve.

Edhe Zelensky shkon në Kanada për të kërkuar mbështetje ushtarake Botë Zelensky shkon në Kanada për të kërkuar mbështetje ushtarake

Zelensky nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për këto pretendime dhe shfaqi përgjigje diplomatike. Ai la të kuptohej se Ukraina po zhvillon forma të ndryshme bashkëpunimi me Serbinë që kontribuojnë në “qëndrueshmërinë” e Ukrainës.

Zelensky gjithashtu ka thënë se me Vuçiqin kishte diskutuar edhe çështje “që nuk janë për publikun”.

Lexo përditësimet tjera
Zelensky-Vuciq

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij për mosnjohjen e...