Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur, nuk ka ndryshuar.

Nga Beogradi, në një konferencë për shtyp gjatë vizitës zyrtare, Zelensky është pyetur për çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se e respekton integritetin territorial të Serbisë.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë. Ne e respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Ky është qëndrimi ynë. Sa i përket asaj që thatë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, qëndrimi mbetet i pandryshuar. Gjithmonë e kemi theksuar këtë dhe se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar”, ka thënë ai, sipas mediave në Serbi.

Në këtë rast, Zelensky ka falënderuar Serbinë për “respektimin e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, përfshirë Krimenë”.

“Nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë në çështjen e Serbisë”, ka shtuar ai.

Bushati: Zelensky mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën

1 muaj më parë / 8 gus 2026 20:29
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, DItmir Bushati, ka thënë se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën gjatë vizitës që pati në Beograd sot dhe dje. 

Bushati ka thënë se vizita e Zelenskyt në Serbi duhet të kuptohet me faktin se Ukraina po përballet me një luftë ekzistenciale.

“Vizita e Zelenskyt në Serbi duhet të kuptohet në kontekstin e luftës ekzistenciale me të cilën po përballet Ukraina. Askush nuk priste ndonjë përparim. Megjithatë, Zelensky mund të kishte treguar më shumë vlerësim për partnerët në Evropën Juglindore, përfshirë Kosovën, e cila ka qëndruar fuqishëm në krah të Ukrainës”, ka shkruar Buxhati në “X”. 

Gjatë qëndrimit në Serbi, Zelensky pohoi se nuk e kanë ndërmend ta njohin Kosovën.

Kosova është prej vendeve që i ka dhënë mbështetje vazhdimisht Ukrainës prej kur ka nisur lufta me Rusinë në vitin 2022. Kosova pranoi të strehojë refugjatë ukrainas, nisi program për gazetarët ukrainas, i vendosi sanksione Rusisë dhe ofroi ndihmë humanitare dhe mjekësore.

Pyetja që e vuri në siklet Zelenskyn në krah të Vuçiqit

1 muaj më parë / 8 gus 2026 18:32
Volodymyr Zelensky

Presidentët e Serbisë dhe Ukrainës, Aleksandar Vuçiq dhe Volodymyr Zelensky, u mjaftuan para kamerave me theksimin e parimit të “integritetit territorial” të dy vendeve, ndërsa shmangën diskutimin e drejtpërdrejtë për bashkëpunimin ushtarak mes Beogradit dhe Kievit, në një konferenca për media të mbajtur sot në Beograd. 

Sipas “Deutsche Welles”, tema më e ndjeshme e takimit u përmend vetëm pas një pyetjeje të gazetarit të “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens

Gjatë konferencës për media, dy presidentët shkëmbyen mesazhe të kujdesshme lidhur me respektimin e integritetit territorial të Serbisë dhe Ukrainës. Ata folën gjithashtu për rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, me Vuçiqin skeptik për perspektivën e Serbisë dhe Zelenskyn më optimist për Ukrainën.

Në takim u diskutua edhe për pasojat e rënda të sulmeve ruse të 24 orëve të fundit, ndihmën mjekësore të Serbisë për Ukrainën, tregtinë mes dy vendeve, minierat, bujqësinë, si dhe produkte si soja dhe farat e lirit.

Megjithatë, pyetja më e ndjeshme lidhej me bashkëpunimin ushtarak dhe prodhimin e dronëve që u bë nga gazetari Martens.

“Ne sot nuk kemi diskutuar për asnjë bashkëpunim ushtarak”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se “çfarë do të ndodhë pas përfundimit të luftës, është një çështje tjetër”.

Vuçiq gjithashtu u shpreh se Serbia do të hapë një fabrikë për prodhimin e dronëve në shtator, por në bashkëpunim me Izraelin.

VIDEO:

 

 

Kjo deklaratë erdhi pas një artikulli të Martens, të publikuar një ditë më parë, ku thuhej se persona të afërt me presidentin Zelensky kishin vizituar lokacione në Serbi ku mund të organizohej prodhim i përbashkët i dronëve.

Artikulli gjithashtu raportonte se sasi të mëdha të predhave të prodhuara në Serbi po dërgoheshin në Ukrainë përmes ndërmjetësve.

Zelensky nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për këto pretendime dhe shfaqi përgjigje diplomatike. Ai la të kuptohej se Ukraina po zhvillon forma të ndryshme bashkëpunimi me Serbinë që kontribuojnë në “qëndrueshmërinë” e Ukrainës.

Zelensky gjithashtu ka thënë se me Vuçiqin kishte diskutuar edhe çështje “që nuk janë për publikun”.