Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Putini kërkon zgjidhjen Kosovë-Serbi sipas Rezolutës 1244

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Putini, gjatë ceremonisë së pranimit të letrave kredenciale të 23 ambasadorëve të rinj të huaj në Rusi, tha se zgjidhja mes dy vendeve duhet të kërkohet mbi bazën e Rezolutës 1244.

“Rusia po bën shumë për të ndihmuar në ruajtjen e situatës në Ballkan të qëndrueshme dhe të sigurt. Dëshirojmë që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët për problemin e Kosovës mbi bazën e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Putini siç bën me dije Zyra për Informim e presidencës ruse, raporton Koha.net.

Ai tha se Rusia dhe Serbia janë të lidhura përmes një partneriteti strategjik që mbështetet në tradita të miqësisë dhe të afërsisë kulturore, shpirtërore dhe historike “të popujve tanë vëllazërorë”.

“Dhjetorin e kaluar, patëm bisedime domethënëse me presidentin Aleksandar Vuçiq në Soçi. Marrëveshje të rëndësishme u arritën në bashkëpunimin bilateral në një varg fushash: ekonomi, tregti, industrinë e energjisë elektrike, në kulturë dhe në koordinim në çështjet rajonale”, tha presidenti rus, Vladimir Putin.