Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Në këtë bisedë thuhet se është folur për takimet me palën kosovare në Washington dhe Bruksel më 4 dhe 7 shtator, shkruan B92.
“Vëmendje të veçantë i është kushtuar problemit të Kosovës. Vuçiqi e ka informuar Putinin për bisedimet në Washington dhe Bruksel më 4 dhe 7 shtator. Putini e ka konfirmuar pozitën e pandryshueshme të Rusisë për ndërtimin e një zgjidhje të baraspeshuar që është e pranueshme për Beogradin, dhe e cila duhet të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, thuhet në njoftim nga Presidenca ruse nëpërmjet Twitterit.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi bisedon me Putinin, temë edhe çështja e Kosovës
-
Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën
-
Vuçiq bisedon me Putinin, i thotë se Serbia s’do t’i vendosë asnjë sanksion Rusisë
-
Vuçiqi e uron Putinin për fitoren në zgjedhje, e njofton për situatën në Kosovë
-
Putini ndan shqetësimet e njëjta me Vuçiqin për rajonin