Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka pritur në një takim ambasadorin e Rusisë në Serbi, Alexander Bochan-Kharchenko, dhe ia ka dorëzuar një letër urimi presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Vuçiq në postim në "Instagram" tha se e ka uruar Putinin për fitoren në zgjedhje dhe ia ka shpjeguar “peshën e situatës me të cilin po përballet populli serb në Kosovë e M., sfidat e rëndësishme politike me të cilat përballet Serbia”.
Vuçiqi e ka falënderuar Rusinë për “mbështetje të integritetit territorial të Serbisë”.
Putini ka fituar mandatin e pestë si president i Rusisë. Ai fitoi në zgjedhjet presidenciale javën e kaluar, të cilat u vlerësuan nga Perëndimi si jodemokratike dhe jofer.
-
Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën
-
Vuçiq bisedon me Putinin, i thotë se Serbia s’do t’i vendosë asnjë sanksion Rusisë
-
Vuçiq i bashkohet Putinit e uron Maduron për fitore, e falënderon për mosnjohjen e Kosovës
-
Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, ia konfirmon synimet për ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE