Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pritur sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Sochi, ku siç raportohet kanë diskutuar për shumë tema, përfshirë edhe për Kosovën.
Mediat serbe bëjnë të ditur se Putin i ka dhënë përkrahje Vuçiqit “se është në rrugën e duhur” sa i përket Kosovës.
"Sa i përket përpjekjeve dhe hapave tonë të përbashkët në skenën ndërkombëtare, edhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ju e dini se qëndrimi ynë është parimor. Nuk i nënshtrohet situatës aktuale politike. Ne mbështesim qëndrimin tuaj për çështjen e Kosovës”, theksoi Putin, përcjell “b92”.
Putini ka falënderuar Vuçiqin edhe për “mbështetjen që po i jap gjuhës ruse në shkollat serbe”.