Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punonjësit e Administratës Publike përfitojnë zbritje në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”

Tashmë të gjithë punonjësit e Administratës Publike, do përfitojnë zbritje në shërbimet shëndetësore në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”.

Pas nënshkrimit me SBASHK, Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” vazhdon nënshkrimi i marrëveshjes me Kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, për bashkëpunimin në mes të dy palëve, për të ofruar zbritje në shërbime shëndetësore për të gjithë anëtarët e sindikatës dhe familjarët e ngushtë të tyre, me qëllim të mbështetjes së gjithë shërbyesve civil në Kosovë.

Në radhët e bashkëpunimit dhe sensibilizimit me organizatat të cilat mbrojnë interesat e të gjithë shërbyesve në administratës shtetërore, kemi vendosur që si institucion privat shëndetësor me mundësitë që kemi t’i mbështesim punonjësit e administratës publike, potencoi, z. Kusari.

Image

Një mbështetje e institucionit privat drejt mësimdhënësve në Kosovë, është një obligim që secili nga ne kemi për detyrë të socializohemi me nevojat dhe domosdoshmëritë që secili qytetarë i Republikës së Kosovës ka nevojë për shërbime të specializuara dhe zgjidhje brenda vendit në aspektin e shëndetësisë, ndër tjera shtoi z. Kusari.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ekzekutivi i Klinikës Amerikane ka shoqëruar kryetarin Kalaj së bashku me bashkëpunëtorët, duke i shpjeguar standardet e klinikës si dhe ambientet moderne.

Të theksojmë se ky institucion shëndetësor gjendet në Magjistralen Prishtinë- Shkup, km3 dhe për detaje më të hollësishme mund të vizitoni www.american-art.net ose kontaktoni në 038606116 ose 044126188.

Image