Partia Socialdemokrate (PSD), ka vlerësuar se premtimi që ka dhënë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në letrën drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, është premtim për autonomi.
Në letrën e Gërvallës thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.
Sipas letrës së Gërvallës, Qeveria po punon në një draftstatut të frymëzuar nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).
Por sipas PSD-së ky draft ishte refuzuar nga Vetëvendosja më 30 janar të vitit të kaluar.
“Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES, është premtim për autonomi. Ky draft ishte refuzuar nga VV me 30 janar 2023. Tutje, kjo letër e nxjerr Asociacionin nga Pakoja e Marrëveshjes Bazike. Aq shumë ishte trumbetuar kjo gjë në publik si një pikë që s'kalohet, për t'u kaluar si një lëvizje e vogël taktike”, thuhet në një reagim të PSD-së dërguar mediave.
Edhe
Gërvalla thotë se pas “ofertës” së Qeverisë, KiE duhet ta përmbushë detyrimin ndaj Kosovës
Kjo sipas PSD-së tregon për llojet e marrëdhënieve që kultivon kryeministri Albin Kurti.
“Me këdo, qoftë qytetarë ose ndërkombëtarë, Kurtit kurrë nuk i besohet. Fjala është taktikë lufte. Kështu, e vetmja marrëdhënie me të është ajo instrumentale. Kjo në fakt nuk është marrëdhënie, është mohim i tjetrit”, thuhet në reagimin e PSD-së.
-
Qeveria po përgatit draftstatut për Asociacionin, do ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit
-
Gërvalla BE-së: Nëse ju pëlqen draftstatuti, përcilleni vetë në Venecia
-
Gërvalla: Shqyrtimi i draftit për Asociacionin, vetëm nëse Serbia zbaton Marrëveshjen bazike
-
Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar