---
description: Partia Socialdemokrate (PSD), ka vlerësuar se premtimi që ka dhënë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në letrën drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentar
title: "PSD: Letra e Gërvallës është premtim për autonomi"
image: https://resources.koha.net/images/2024/January/28/PSD1706459174.png?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# PSD: Letra e Gërvallës është premtim për autonomi

![Dardan Molliqaj](https://resources.koha.net/images/2024/January/28/PSD1706459174.png?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 16 maj 2024 13:14
- Shpërndaje në:

- 16 maj 2024 13:14
- Shpërndaje në:

Partia Socialdemokrate (PSD), ka vlerësuar se premtimi që ka dhënë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në letrën drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, është premtim për autonomi.

Në letrën e Gërvallës thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Sipas letrës së Gërvallës, Qeveria po punon në një draftstatut të frymëzuar nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).

Por sipas PSD-së ky draft ishte refuzuar nga Vetëvendosja më 30 janar të vitit të kaluar.

“Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES, është premtim për autonomi. Ky draft ishte refuzuar nga VV me 30 janar 2023. Tutje, kjo letër e nxjerr Asociacionin nga Pakoja e Marrëveshjes Bazike. Aq shumë ishte trumbetuar kjo gjë në publik si një pikë që s'kalohet, për t'u kaluar si një lëvizje e vogël taktike”, thuhet në një reagim të PSD-së dërguar mediave. 

[Edhe ![Gërvalla thotë se pas “ofertës” së Qeverisë, KiE duhet ta përmbushë detyrimin ndaj Kosovës](https://resources.koha.net/images/2024/May/16/cdd592f4-f311-4555-a3bf-175ac0261aec.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 maj 2024 Gërvalla thotë se pas “ofertës” së Qeverisë, KiE duhet ta përmbushë detyrimin ndaj Kosovës](https://www.koha.net/arberi/gervalla-thote-se-pas-ofertes-se-qeverise-kie-duhet-ta-permbushe-detyrimin-ndaj-kosoves)

Kjo sipas PSD-së tregon për llojet e marrëdhënieve që kultivon kryeministri Albin Kurti. 

“Me këdo, qoftë qytetarë ose ndërkombëtarë, Kurtit kurrë nuk i besohet. Fjala është taktikë lufte. Kështu, e vetmja marrëdhënie me të është ajo instrumentale. Kjo në fakt nuk është marrëdhënie, është mohim i tjetrit”, thuhet në reagimin e PSD-së.

[#psd](https://www.koha.net/tag/psd) [#Letra e Gervallës](https://www.koha.net/tag/letra-e-gervalles) [#Keshilli i Evropes](https://www.koha.net/tag/keshilli-i-evropes) [#asociacioni i komunave serbe](https://www.koha.net/tag/asociacioni-i-komunave-serbe)

Artikuj të ngjashëm

- [![Qeveria po përgatit draftstatut për Asociacionin, do ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit](https://resources.koha.net/images/2024/May/16/6f32ca01-bf3d-4dc6-8ea9-011cb81ad9d4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 maj 2024 Qeveria po përgatit draftstatut për Asociacionin, do ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit](https://www.koha.net/arberi/qeveria-po-pergatit-draftstatut-per-asociacionin-do-ta-dergoje-ne-kushtetuese-deri-ne-fund-te-majit)
- [![Gërvalla BE-së: Nëse ju pëlqen draftstatuti, përcilleni vetë në Venecia](https://resources.koha.net/images/2024/May/16/512223bf-a2dd-4686-b0f4-51b2811d426b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 8 qer 2024 Gërvalla BE-së: Nëse ju pëlqen draftstatuti, përcilleni vetë në Venecia](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/gervalla-be-se-nese-ju-pelqen-draftstatuti-percilleni-vete-ne-venecia)
- [![Gërvalla: Shqyrtimi i draftit për Asociacionin, vetëm nëse Serbia zbaton Marrëveshjen bazike](https://resources.koha.net/images/2024/May/16/cdd592f4-f311-4555-a3bf-175ac0261aec.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 qer 2024 Gërvalla: Shqyrtimi i draftit për Asociacionin, vetëm nëse Serbia zbaton Marrëveshjen bazike](https://www.koha.net/arberi/gervalla-shqyrtimi-i-draftit-per-asociacionin-vetem-nese-serbia-zbaton-marreveshjen-bazike)
- [![Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar](https://resources.koha.net/images/2024/May/30/1c4e5d37-e0ae-4e3f-a859-946dc23dc9cd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 maj 2024 Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar](https://www.koha.net/arberi/surroi-per-letren-e-gervalles-e-gabuar-ne-kohe-te-gabuar-me-permbajtje-te-gabuar)

[Futboll.]() [Muriqi zëvendësues në fitoren e Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/muriqi-zevendesues-ne-fitoren-e-fenerbahces)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"PSD: Letra e Gërvallës është premtim për autonomi","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/psd-letra-e-gervalles-eshte-premtim-per-autonomi","datePublished":"2024-05-16T13:14:08+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:15:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":250,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Partia Socialdemokrate (PSD), ka vlerësuar se premtimi që ka dhënë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në letrën drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentar","url":"https://www.koha.net/arberi/psd-letra-e-gervalles-eshte-premtim-per-autonomi","keywords":"psd, Letra e Gervallës, Keshilli i Evropes, asociacioni i komunave serbe","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/January/28/PSD1706459174.png?w=1200&r=fill&q=80"}
```
