Partia Socialdemokrate ka uruar 12 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Përmes një komunikate për media PSD ka thënë se shpallja e pavarësisë mbetet momenti ku bashkohet përpjekja dhe sakrifica e njerëzve që nuk janë më, me kujtesën kolektive të shoqërisë nën okupimin e Shtetit Serb dhe nevojës për transformime shoqërore, ekonomike dhe kulturore.
“Aspirata për liri nuk është asnjëherë projekt i përfunduar. Shpallja e pavarësië është kusht i domosdoshëm, sikur që lufta për çlirim parapriu këtë rrugëtim. Mirëpo koha nuk mjaftohet me kaq, ajo insiston në aspirata të reja”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, demokratizimi i vendit duhet të jetë synimi i tanishëm.
“Kategoritë e ndryshme shoqërore duhet të organizohen dhe këmbëngulin jo vetëm në ushtrimin e të drejtave të tyre, por ne kultivimin e vlerave për solidaritet, barazi dhe pluralizëm”, thuhet tutje në njoftim.