Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e bërjes shtet.
Mëngjesin e 17 shkurtit Rama ka shkruar “Mirëmëngjes, gëzuar pavarësinë”.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dërguar mesazh urimi po ashtu.
“Në këtë ditë historike i shpreh urimet e mia dhe të Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetarit Glauk Konjufca si edhe popullit të Kosovës”, ka shkruar Nikolla.
Kosova të premten po feston pavarësinë e shpallur në vitin 2008. Sot janë paraparë një sërë aktivitetesh të cilat nisin nga mbledhja qeveritare e ngritja solemne e flamurit.
Artikuj të ngjashëm