Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para Qeverisë së Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Sipas PSD-së, ata janë përgjegjësit kryesor për rastin tragjik të 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve.
Përmes këtij aksioni, anëtari i kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni tha se po e vendosin qeverinë në karantinë, transmeton kp.
Ai adresoi edhe kritika, për siç tha ai, keqmenaxhimin e karantinës.
Në gjithë hyrjen kryesore të objektit të ekzekutivit u vendosën letra me mbishkrimin, “Ruaj distancën nga objekti-Qeveria në karantinë”.
{gallery}