Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, të hënën në Lipjan.
Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, pas dështimit të seancës së 44-t për konstituim të Kuvendit, ka thënë se Sveçla duhet të japë dorëheqje si akt moral të përgjegjësisë politike dhe ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tutje ka kërkuar veprim të menjëhershëm institucional për zbardhjen e rastit dhe vendosjen e përgjegjësisë.
“Ne kërkojmë përgjegjësi nga organet e shtetit për zbardhjen deri në fund të vërtetës të kësaj ngjarje tragjike që na ka tronditur të gjithëve. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme si një akt i padiskutueshëm moral i përgjegjësisë së tij politike dhe ligjore”, ka thënë ai.