Arbëri

Pronari i një çajtoreje në Skenderaj flet për dëmet që iu shkaktuan nga vërshimet

Skenderaj është njëra prej komunave më të goditura nga vërshimet që kanë ndodhur në disa rajone të Kosovës, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut.

Në këtë komunë janë vërshuar zona të banimit, biznese, rrugë e toka bujqësore.

Të enjten Komuna e Skenderajt ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Një ekip i KOHËS të premten ka qëndruar në këtë komunë ku nga afër ka parë dëmet e shumta që janë shkaktuar.

Pronari i një çajtoreje në këtë komunë ka folur për dëmet që i janë shkaktuar në lokalin e tij. “Lokali ka qenë plot, por ikën, dolën, unë qëndrova në kafe edhe e mbaja derën mos me hy ujit më shumë, e pashë që nuk po bëhet, erdh uji, vinin veturat deri tek dritaret, i mbylla dritaret, ika prej këtu”, ka thënë ai, duke treguar se ku janë larguar uji ka qenë gati në një metër lartësi.

Ai ka thënë se nuk mban mend një vërshim të tillë në këtë komunë. “Dëmet janë të mëdha, por mirë që kemi shpëtuar”, është shprehur ai.