Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokurori kërkon 30 ditë paraburgim për deputetin Demaliaj

30 ditë paraburgim ka kërkuar prokurori Rexhep Maqedonci për deputetin e AAK-së Shkumbin Demaliajn, raporton KTV.

Maqedonci përmes telefonit ka konfirmuar shkurt se ka bazë të mjaftueshme që atij t’i caktohet masa e paraburgimit.

Shkumbin Demaliaj u arrestua dje pas deklaratave të tij kërcënuese ndaj prokurorit special Elez Blakaj.

Prokurori Rexhep Maqedonci është i njëjti i cili ka kërkuar arrestimin dhe caktimin e masës së paraburgimit edhe për deputetin e Nismës Milaim Zekën i dyshuar gjithashtu për kanosje të një prokurori.