Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbrojtja e Demaliajt gjen arsye për të apeluar vendimin e Gjykatës për deputetin

Edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës ka përfunduar në paraburgim.

Pas 48 orë ndalimi të premten gjykata Themelore ka miratuar kërkesën e prokurorit Rexhep Maqedonci duke e dërguar 30 ditë në paraburgim deputetin e AAK-së Shkumbin Demailajn.

Por avokati Arianit Koci thotë se gjykata po përdor standarde të dyfishta kjo pasi që asnjëherë nuk kërkoi paraburgim kur deputetët u rrahën në një studio televizive ndërsa tani për një deklaratë emocionale të Demaliajt caktohet masa e paraburgimit.

E në vendimin e Gjykatës Themelore thuhet ekzistojnë rrethana të posaçme që tregojnë se nëse i pandehuri lihet në liri do të ndikojë në të dëmtuarit dëshmitarë të cilët ende nuk janë intervistuar nga prokuroria, kjo pasi që i pandehur është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe do ta shfrytëzojë autoritetin e tij për të ndikua tek i dëmtuarit përkatësisht familja e tij e cila jeton në Kosovë përkatësisht Istog.

Më tutje në vendim thuhet se Demaliaj ende nuk është intervistuar nga prokuroria me çka do të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Edhe Pritet aktakuzë për Demaliajn e Zekën, kërcënuan prokurorët Arbëri Pritet aktakuzë për Demaliajn e Zekën, kërcënuan prokurorët

E një ditë më parë kjo gjykatë i caktoi masën e paraburgimit edhe deputetit të Nismës Milaim Zekës për të njëjtën vepër penale kanosje ndaj prokurorit special Afrim Shefkiut.


Gjykata: Paraburgimi i Demaliajt i domosdoshëm për të siguruar prezencën e tij në gjykatë

Pas vendimit masën e sigurisë ndaj deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj, përmes një komunikate për media, Gjykata ka dhënë arsyet se pse deputeti Demaliaj duhet të qëndrojë në paraburgim për një muaj.

Në arsyetimin aktvendimit për caktimin e masës së paraburgimit gjyqtari i çështjes Rrustem Begolli ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se Shkumbin Demaliaj e ka kryer veprën penale të kanosjes, pasi që sipas gjyqtarit, Demaliaj në dy raste publikisht përmes medieve e ka kanosur ish-Prokurorin Special Elez Blakaj.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me dt.17.09.2018, i pandehuri SH.D në Prishtinë, në Televizionin RTK gjatë një emisioni televiziv ka kanosur publikisht ish – Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës Elez Blakaj, për shkak të detyrës zyrtare, po ashtu i pandehuri SH.D ka vazhduar me kanosje edhe me dt. 25.09.2018, në një emision në “Televizionin T7”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Edhe Ndryshohet masa për Shkumbin Demaliajn, deputeti në arrest shtëpiak Arbëri Ndryshohet masa për Shkumbin Demaliajn, deputeti në arrest shtëpiak

Sipas gjyqtarit Begolli, paraburgimi është masa e domosdoshme për të siguruar prezencën e Demaliajt në gjykatë, duke shtuar se nëse deputeti gjendet në liri ekziston rreziku se ai do të mund të ndikojë te dëshmitari i cili njëherësh është edhe i dëmtuar apo te familja e tij.

“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.D është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe po ashtu i pandehuri po të gjendet në liri mund ta pengojë rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar tek i dëmtuari – dëshmitari, i cili ende nuk është marrë në pyetje në Prokurori dhe ekziston rreziku se i pandehuri do të ndikoj edhe te familja e tij”, thuhet në komunikatë.


30 ditë paraburgim për deputetin Demaliaj

Deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Demaliaj është arrestuar të enjten pas deklaratave kërcënuese ndaj prokurorit special Elez Blakaj.

Edhe Prokurori kërkon 30 ditë paraburgim për deputetin Demaliaj Arbëri Prokurori kërkon 30 ditë paraburgim për deputetin Demaliaj

Avokati i tij, Arianit Koci ka thënë për KTV-në se vendimi është i pabazuar pasi është marrë pa pasur prova.

Prokurori Rexhep Maqedonci sot gjatë ditës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetin e AAK-së. Maqedonci është i njëjti i cili ka kërkuar arrestimin dhe caktimin e masës së paraburgimit edhe për deputetin e Nismës Milaim Zekën i dyshuar gjithashtu për kanosje të një prokurori.