Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndryshohet masa për Shkumbin Demaliajn, deputeti në arrest shtëpiak

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën për deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

Nga masa e paraburgimit prej 30 ditësh, masa për të ka ndryshuar në arrest shtëpiak. Lajmin e ka bërë me dije avokati i Demaliajt, Arianit Koci.

“U aprovua ankesa ime. U ndryshua masa e paraburgimit në arrest shtëpiak, për Shkumbin Demaliajn”, ka thënë Koci.

Demaliaj u arrestua pasi kishte kërcënuar publikisht ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili kishte hartuar listat e veteranëve të UÇK-së.