Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deklaratat që çuan në arrest Zekën e Demaliajn

Kjo deklaratë kërcënuese për prokurorin Elez Blakaj i ka kushtuar me arrestim deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

Pas Milaim Zekës, ai është bërë deputeti i dytë i Kuvendit të Kosovës që arrestohet për kërcënim prokurorësh, raporton KTV.

Zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, ka konfirmuar se Demaliajt i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për kanosje.

Shkumbin Demaliaj është i akuzuar në rastin e listave të veteranëve të UÇK-së si ish-anëtar i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve.

E për të njëjtën vepër penale, deputetit Milaim Zeka i është caktuar masa e paraburgimit në seancën gjyqësore që u mbajt të enjten.

Edhe Pritet aktakuzë për Demaliajn e Zekën, kërcënuan prokurorët Arbëri Pritet aktakuzë për Demaliajn e Zekën, kërcënuan prokurorët

Mbrojtja e Zekës këtë vendim të gjykatës e ka cilësuar të pabazuar.

Megjithatë, Zeka i ka kërkuar falje prokurorit special Afrim Shefkiu.

Në kërkesën e paraburgimit të prokurorit Rexhep Maqedonci thuhet se dyshohet që Zeka ka kryer veprën penale kanosje ndaj prokurorit Afrim Shefkiu.

Prokurori kërkesën e tij për paraburgim e ka bazuar në rrezikun e ikjes së të pandehurit dhe pengim të procedurës penale.

Edhe Arrestohet Demaliaj, ndalohet për 48 orë Arbëri Arrestohet Demaliaj, ndalohet për 48 orë

Gjykimi ndaj Milaim Zekës dhe të tjerëve për mashtrim të kosovarëve me viza pune të Gjermanisë pritet të nisë më 2 tetor.

Sipas Prokurorisë, gjithashtu ekziston rreziku se i dyshuari, duke e shfrytëzuar autoritetin e tij si deputet, mund të ndikojë në prokurorin Afrim Shefkiu.