Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohet Demaliaj, ndalohet për 48 orë

16:30 - Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj është arrestuar dhe ndaluar për 48 orët e ardhshme.

Këtë për KTV-në e ka konfirmuar Prokuroria.


Deputeti Demaliaj intervistohet për kërcënimet ndaj Blakajt

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj është intervistuar nga Prokuroria për kërcënimet që i ka bërë në drejtim të ish-prokurorit, Elez Blakaj.

Prokurori Ibrahim Berisha ka konfirmuar për KTV-në se deputeti Demaliaj është intervistuar për deklaratat e tij në media dhe se ato janë duke u cilësuar si kanosje.

Rasti i deputetit është në procedurë.

Deputeti i AAK-së dhe ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, është njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria për fryrje të listave të veteranëve.

Edhe Video me armë dhe kërcënime ndaj ish-bashkëshortes, ndalohet një person në Obiliq Kronikë 1 muaj më parë Video me armë dhe kërcënime ndaj ish-bashkëshortes, ndalohet një person në Obiliq

Demaliaj në një intervistë për televizion publik, kishte thënë se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale. Ai kishte thënë se aktakuzë zyrtare për listën e veteranëve nuk ka marrë asnjëherë.

“Familja ime ka pasur një presion të madh për këtë çështje. Ndërsa dje familjes sime i është bërë ofendimi më i madh që i është bërë ndonjëherë”, tha ai.

“Ofendimi i familjes sime është bërë nga një kriminel që është zgjedhur nga Prokuroria Speciale. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç. Ai nëse babën tim e ka akuzua, babën e vet e ka kudër. Ai është biri kudrës, biri babës vet”, ka thënë Demaliaj.