Komuna e Deçanit ka nisur procedurat e para të projektit më kapital të saj për ujë të pijshëm dhe ujitje tokash.
Megjithëse Deçani konsiderohet si komunë me burime të shumta natyror të ujit, problemi i ujit të pijshëm dhe ujit për ujitje ka qenë një problem me të cilin në vazhdimësi janë përballur banorët dhe bujqit e kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.
Me këtë projekt, Komuna e Deçanit synon ta zgjedhë përfundimisht problemin e ujit të pijshëm dhe ujitjen e tokave me shfrytëzimin e resursit natyror, Lumëbardhin e Lloçanit.
Projekti për ujë të pijshëm ka qenë edhe ndër prioritetet kryesore që i ka proklamuar gjatë fushatës të zgjedhjeve të fundit lokale kryetari i ri i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm – ndër premtimet kryesore të kandidatëve për kryetar të Deçanit
-
Ramosaj synon mandatin e tretë në Deçan: Prioritet zhvillimi ekonomik e infrastruktura
-
Ramosaj kërkon që Komuna të menaxhojë ujin e pijes në Deçan
-
Probleme me ujë e me Manastirin në Deçan
-
Kryetari i Deçanit siguron banorët për ujin duke e pirë vetë