Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Pejë ndaj dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, sa I përket helmimit të qytetarëve deçanas që ndodhi gjatë verës së vitit të kaluar.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ramosaj ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se ky rast duhet të hetohet deri në përfundim të procedurave sipas legjislacionit në fuqi.
“Komuna e Deçanit mirëpret veprimet e ndërmarra nga prokuroria themelore në Pejë, e cila sot, në konferencën për media, informoj që ka përfunduar hetimet, që kanë të bëjnë me rastin e helmimit të 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit nga uji i pijes gjatë muajit korrik 2021. Duke shpresuar që ky rast të merr trajtimin e duhur deri në përfundim të procedurave sipas ligjeve në fuqi”, ka shkruar ai.
Ramosaj ka kërkuar që t’i jepet e drejta Komunës së Deçanit në menaxhim dhe të administrojë me ujin e pijes në të gjithë territorin e kësaj komune.
Deçani furnizohet me ujë të pijshëm nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” me bazë në Pejë. Nga kjo kompani me ujë furnizohen edhe këto komuna: Istogu, Klina dhe Juniku.
Edhe
Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të KRU “Hidrodrini”
Prokurori Durjan Juniku ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale “Hidrodrini” për rastin e helmimeve në Deçan. Prokurori Juniku tha se mbi të dyshuarit rëndon vepra penale “mosevitim i rrezikut”.
-
Lushaj: Në Deçan afro 2000 qytetarë ishin helmuar nga uji, ende nuk e konsumojmë ujin nga ujësjellësi
-
Reagon “Hidrodrini” pas aktakuzës ndaj dy punonjësve për helmimet në Deçan
-
Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit” për helmimet në Deçan
-
Kryetari i Deçanit siguron banorët për ujin duke e pirë vetë