Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidrodrini" ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj dy zyrtarëve për rastin e helmimit në Deçan. Nëpërmjet një komunikate, "Hidrodrini" shkruan se që nga momenti i parë i shfaqjes së kësaj problematike, ka inkurajuar akterët relevantë, organet e rendit dhe të drejtësisë për zbardhjen e të vërtetës.
“Edhe në shembullin e sotëm, mbi pretendimet e Prokurorisë, KRU ‘Hidrodrini’ zotohet për transparencë me të gjitha organet e hetuesisë dhe me opinionin deri në zbardhjen e së vërtetës së shkakut për rastin në fjalë. Aktakuzat e ngritura sot, deri në verdiktin final të Gjykatës përkatëse, mbeten vetëm pretendime. Andaj, me këtë rast, lusim mediat, opinionin dhe të gjithë akterët e përfshirë, për korrektësi e mirëkuptim, kjo duke qenë të bindur thellë se vetëm kështu i ndihmojmë të vërtetës. Po ashtu, cilësimet dhe deklaratat nga politika, mbi çështjen, mendojmë se nuk janë në shërbim të zbardhjes së vet rastit”, thuhet tutje në komunikatë.
Kompania thekson se për ngritjen e aktakuzës është njoftuar nga mediat.
-
Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të KRU “Hidrodrini”
-
Ramosaj kërkon që Komuna të menaxhojë ujin e pijes në Deçan
-
Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit” për helmimet në Deçan
-
Deçani edhe në të kaluarën ishte larguar përkohësisht nga “Hidrodrini”
-
Qeveria paralajmëron masa ndaj kompanisë “Hidrodrini”