Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit” për helmimet në Deçan

Prokurori Durjan Juniku ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale “Hidrodrini” për rastin e helmimeve në Deçan. Prokurori Juniku tha se mbi të dyshuarit rëndon vepra penale “mosevitim i rrezikut”.

Ai deklaroi se për helmimet që kishin ndodhur korrikun e vitit të kaluar, mbi 1500 persona kishte kërkuar ndihmën mjekësore, në mesin e tyre 51 fëmijë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas një hetimi intensiv disamujor në rastin e njohur si ‘Helmimet’, sot me 7 shkurt kam ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës të Kompanisë Rajonale 'Hidrodrini' në Pejë. Për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm të përgjithshëm’ dhe kundër kimistes të kësaj kompanie për veprën penale ‘mosevitim i rrezikut’”, tha ai, transmeton KOHA.

Ai potencoi se hetimet ndaj të dyshuarve tjerë të nacionalitetit serb kanë përfunduar dhe se nuk kanë pasur lidhje me rastin.