Mbi 1500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësor në komunën e Deçanit që nga e shtuna, nën dyshimet për helmim, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.
Ai ka thënë se 99 për qind e këtyre pacientëve kanë marrë shërbimet mjekësore. Sipas tij, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
24 nga këta pacientë janë referuar në Spitalin e Pejës.
Vetëm të martën rreth 75 persona kanë kërkuar ndihmë shëndetësore. Të gjithë kishin simptomat e njëjta, ka mësuar KOHA.
Në Deçan dyshohet se qytetarët u helmuan nga uji, ndërsa institucionet janë duke kryer hetime.
Në 24 orët e fundit dy qytetarë në Deçan kanë humbur jetën, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë thënë se këto raste s’kanë të bëjnë me helmim.
-
Mbi 1.500 të helmuar në Deçan, ende nuk dihen shkaqet
-
Turbullimi i ujit në Deçan, rezultatet e analizave fiziko-kimike brenda kufijve
-
Situata në Deçan po përmirësohet, pritet që pacientët të ndalen brenda pak ditëve
-
QKMF-ja në Deçan merr kontingjentin e dytë të barnave
-
Prokuroria: Dy vdekjet në Deçan s’kanë lidhje me helmimin