Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan ka marrë kontingjentin e dytë të barnave për të trajtuar qytetarët e helmuar nga uji i kontaminuar në këtë komunë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të enjten në mbrëmje.
Sipas njoftimit, edhe kontingjenti i dytë i barnave është dorëzuar me kërkesë të stafit të QKMF-së në Deçan. S’dihet sasia dhe llojet e barnave që janë dorëzuar sot.
“Sot ka pasur fluks më të vogël të qytetarëve që kanë kërkuar trajtim mjekësor dhe falë angazhimit të përbashkët të institucioneve përgjegjëse komunale dhe qendrore situata në Deçan tashmë është nën kontroll”, thuhet në njoftim të MSH-së.
Rreth 1500 qytetarë të Deçanit janë helmuar qe disa ditë. Të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deklaroi se ka identifikuar baktere në ujin që kanë konsumuar qytetarët.
-
Institucionet po bëjnë analiza më të thella për rastet e dyshimta të helmimit në Deçan
-
Në Deçan vazhdojnë të shtohen pacientët, nuk përjashtohet mundësia e infeksionit viral
-
Në QKMF-në e Deçanit arrin një kontingjent me barna
-
Mbi 1.500 të helmuar në Deçan, ende nuk dihen shkaqet
-
Mbi 1500 persona kërkuan trajtim për helmim në Deçan