Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Mytaher Haskuka dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Gjonaj.
Sipas autoriteteve lokale, ky projekt synon përmirësimin e furnizimit me ujë për fshatrat e trevës së Hasit, shkruan sot Koha Ditore.
“Nga kjo marrëveshje, Komuna e Prizrenit sivjet do të përfitojë 277 mijë euro për realizimin e këtij projekti, i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e furnizimit me ujë të fshatrave nga rajoni i Hasit”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Ndërsa, kryetari Haskuka përmes rrjeteve sociale ka shprehur qëndrimin se “mungesa e ujit të pijes në rajonin e Hasit së shpejti do të jetë problem i së kaluarës”.....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Fshati Gjonaj i Prizrenit nga sot me furnizim të rregullt me ujë
-
Banorët e Janjevës kërkojnë të shqyrtohen kërkesat e tyre për projektin e ujësjellësit
-
Kreu i Prizrenit përpiqet t`i bindë fshatrat për t`u lidhur në ujësjellës
-
MMPH mbështet 4 komuna me projekte mjedisore në vlerë rreth 1 milion euro
-
Banorët në Gjonaj të Prizrenit ankohen për rrugën e dëmtuar