Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fshati Gjonaj i Prizrenit nga sot me furnizim të rregullt me ujë

Në fshatin Gjonaj të Prizrenit nga sot do të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë. Sipas njoftimit nga Komuna, sot është bërë përurimi i sistemit të ri të ujësjellësit në këtë fshat, i cili do t’u mundësojë banorëve furnizim të rregullt me ujë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se me vite të tëra janë ballafaquar me problemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Ndërkaq, drejtori Krasniqi, theksoi se gjatë punimeve që kanë zgjatur më shumë se 1 vit e gjysmë, është bërë ndërrimi i tërësishëm i gjithë gypave të ujësjellësit dhe është bërë vendosja e orëve matëse në 800 puseta të ujit.