Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina,, sh.a. përmes një njoftimi ua bën me dije konsumatorëve të komunës së Drenasit se gjatë ditës së sotme, 3 shkurt 2020, mund të përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm. Mungesa e furnizimit me ujë do të zgjasë disa orë. Arsyet janë të natyrës teknike, testim i ujëmatësit digjital në gypin kryesor të furnizimit me ujë për këtë komunë.
“Ne ofrojmë shërbime të ujit dhe kanalizimit edhe në komunën e Drenasit, qytetin dhe disa zona përreth. Në Drenas u ofrohen shërbime 5156 konsumatorëve”, thuhet në njoftim.