Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur të hënën se Komuna e Drenasit do të përballet me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, arsye për këtë janë keqpërdorimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arsyeja e këtij çrregullimi janë keqpërdorimet e ujit në veprat e marrjes në kanalin e Ibrit dhe në sistemin tonë shpërndarës. Shpresojmë që kjo situatë të stabilizohet shpejt”, thuhet më njoftim e KRU “Prishtina”.
Nuk është bërë e ditur për sa kohë do të zgjasë ky problem me furnizim.