Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se Drenasi ka mbetur pa furnizim të ujit të pijshëm.
Sipas një njoftimi në Facebook, kjo ndërprerje e ujit ka ardhur për shkak të punimeve teknike dhe turbullirës së krijuar në ujë.
“Për shkak të punimeve teknike nga kompania e kontraktuar nga Ibër Lepenc në kanalin e Ibër Lepencit dhe turbullirës së krijuar, Drenasi është pa furnizim me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.
Nuk është bërë e ditur se kur do të kthehet furnizimi me ujë të pijshëm për këtë komunë.
Artikuj të ngjashëm
-
Drenasi mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm
-
Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një lagje e Prishtinës mbesin pa ujë
-
Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës
-
Çrregullim i furnizimit me ujë në disa pjesë të Fushë-Kosovës, problem edhe në Prishtinë e Drenas
-
Qytetarët e Drenasit mbesin pa ujë për shkak të mungesës së rrymës