Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina nënshkruan marrëveshjen e kredisë për blerjen e 30 autobusëve të rinj

Është nënshkruar marrëveshja për kredi prej 10 milionë eurove mes Komunës së Prishtinës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), shumë që do t’i jepet Trafikut Urban për blerje të 30 autobusëve.

Nga 30 autobusë, gjashtë do të jenë elektrikë me bateri e 24 do të jenë të modelit “Euro VI”, thuhet nga Komuna e Prishtinës. Po ashtu do të ndërtohet edhe infrastruktura për karikimin e tyre.

i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër. Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër. Jemi shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZh”, tha Rama.