Trafiku Urban ka hapur procedurën e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj, një investim i rëndësishëm për përmirësimin e transportit publik në Prishtinë.
Ky projekt, i mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe i realizuar përmes platformës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), synon të rrisë cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët, siç ka shkruar Trafiku Urban.
“Procedura për aplikim do të jetë e hapur deri më 2 prill 2025, pas së cilës do të bëhet përzgjedhja e operatorit që do të furnizojë kryeqytetin me autobusët e rinj”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban në Facebook.
Pas finalizimit të këtij procesi, Trafiku Urban ka thënë se autobusët e rinj pritet të vijnë shumë shpejt.
-
Prishtina pa 30 autobusët që u premtua të mbërrijnë në 2022-tën
-
“Trafiku Urban” me datë të re për arritjen e autobusëve të rinj
-
Akuza të ndërsjella për “foton me autobusë”
-
Rama prezanton “tramët dhe autobusët elektrikë”, nuk tregon se kur vijnë
-
Ahmeti: Nuk mund t’i lirosh nga pagesa në fushatë e pas tre ditësh të mbesësh pa para